Albania: Pleurat Gashi, 2010. — 15 p.
Достоевский Ф. М. Бобок (на албанском языке)
Semion Ardalionoviçi para tri ditësh më tha: 'Ivan Iliç! A ke ndër mend që të bëhesh ndonjëherë i mençur?
Ja, këtë do të bëje mirë të ma thoshe, të lutem shumë. Kërkesë e çuditshme ishte, por nuk ia mora për keq. Kam një natyrë prej njeriu të druajtur, kur do ti, më shpallën të çmendur!
Ja si ndodhi: një piktor provoi të më bënte portretin, ndodhi rastësisht. "Sidoqoftë, ti paraqet interes për mua, sepse je njeri i letrave,"- më tha. Pranova. Ma bëri portretin dhe më ekspozoi. Lexoj diku fjalët: "Shkoni që të shihni një fytyrë njeriu të sëmurë, që një hap e ndan nga çmenduria."
Le të shkruajnë. Merakun e kam tjetërkund. Po pse e denjë qenka për shtypin të merret me kësi konstatimesh? Se shtypi e ka për detyrë të merret me fisniken e fisnikëruesen, ai nuk bën dot pa ideale, kurse këtu.